
Britania e Madhe, Franca dhe Holanda kanë premtuar se do të investojnë 370 milionë dollarë për ruajtjen e energjisë, energjisë diellore dhe projektet e gatimit të pastër si pjesë e Fondeve Investuese Klimatike dhe partneritetit të Bankës Botërore për energji.
Britania mbështet ruajtjen e energjisë dhe energjinë së rinovueshme me 250 milionë dollarë, me qëllim të financimit të 17.5 gigavat në orë të ruajtjes së energjisë në bateri deri në vitin 2025.
Në mënyrë shtesë, fondet pritet të ndihmojnë shtetet me të ardhura të mesme dhe shtetet në zhvillim që të rrisin përdorimin e energjinë së rinovueshme, pjesërisht energjinë e erës dhe energjinë diellore, të përmirësojnë sigurinë e energjisë, të rrisin stabilitetin e rrjetit dhe të zgjerojnë qasjen në energji elektrike.
Ky kontributi mbështet qëllimin e Grupit të Bankës Botërore për të mobilizuar 1 miliard dollarë fonde koncesionale të klimës për një program global për ruajtjen e energjisë, së bashku me angazhimin prej 1 miliard dollarë të bërë nga Banka Botërore.
Franca dhe Holanda premtuan 100 milionë dollarë për të mbështetur shtetet në Afrikën Sub-Sahariane, pasi ato po shtojnë programet e tyre të energjisë diellore brenda dhe jashtë rrjetit të energjisë elektrike.
Holanda gjithashtu ka premtuar 20 milionë dollarë për fondet e Bankës Botërore për gatim të pastër, që pritet të ndihmojnë në përshpejtimin e progresit drejt qasjes universale në ushqim të pastër deri në vitin 2030.
“Fondi i Gatimit të Pastër do të ofrojë mbështetje financiare dhe teknike, fillimisht nëpërmjet granteve për fondet e bazuara në rezultate, për të ndihmuar vendet në stimulimin e sektorin privat për të ofruar shërbime moderne të gatimit”, thonë nga Banka Botërore.


