4 fjalët e mëdha që fshijne mëkate sa shkuma e detit

Mos i humb

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur ka folur për vlerën e katër fjalëve, ka përmendur si shtesë edhe këtë fjalë. Prej këtyre haditheve është: “Nuk ka në fytyrën e tokës njeri që thotë La ilahe ilAllah, Allahu ekber, subhanAllah, elhamdulilah dhe la hawle we la kuw-wete il-la bil-lah, veçse do t’i fshihen mëkatet edhe nëse janë më shumë se shkuma e detit.” Imam Ahmedi e Tirmidhiu.

Ajo është ndër veprat me shpërblim të përhershëm

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Shtoni sa më shumë ato që janë vepra të mira dhe që janë të përhershme!” E kanë pyetur se cilat janë ato dhe ka thënë: “Tekbiri, tehlili, tesbihu, el hamdu dhe la hawle we la kuwwete il-la bil-lah.”

Te paret tane e ka llogaritur këtë fjalë prej veprave të mira, që janë të përhershme, me shpërblim të vazhdueshëm tek Allahu. Allahu thotë: “Por veprat e mira që mbeten përherë…” Kefh 46, dhe “Veprat e mira që mbesin…” Merjem 76.

Uthmani radijAllahu anhu, prijësi i besimtarëve, është pyetur se cilat janë veprat e mira që mbesin përherë, ka thënë: “Janë La ilahe ilAllah, subhanAllah, elhamdulilah, Allahu ekber dhe La hawle we la kuwwete il-la bil-lah.” Imam Ahmedi në Musned.

Ngjashëm ka thënë Umeri radijAllahu anhu dhe ibn Musejibi rahimehullah. Veprat e mira që mbesin përherë, dijetarët kanë thënë se janë të gjitha veprat e mira, e prej tyre janë edhe këto pesë fjalë. Kështu ka ardhur nga tefsiri i ibn Abbasit radijAllahu anhu.

Prej fjalëve madhështore me të cilat e përmendim Allahun, është edhe fjala La hawle we la kuw-wete il-la bil-lah (nuk ka ndryshim dhe forcë veçse me Allahun). Në disa hadithe, kjo fjalë ka ardhur e bashkëngjitur me katër fjalët e tjera, të cilat janë përmendur më lart. Kjo është një fjalë madhështore, e cila ka pozitë të lartë në fenë e Allahut. Myslimanët duhet t’i kushtojnë rendësi duke e shtuar sa më shumë në jetën e tyre, ngase ajo ka vlerë të madhe dhe shpërblimet e saj janë të shumta.

Marr nga libri EMBELSI DHIKRIT
Bazuar në librin “Fikh el ed’ijeh uel edhkar” të shejkh AbduRrezak el Bedër

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit