4 miliardë lekë nga taksat doganore, produktet me peshën më të lartë

Mos i humb

Të ardhurat nga taksat doganore gjatë periudhë-s janar korrik të këtij viti janë arkëtuar në vlerën 4 miliardë lekë, 642 milionë lekë ose 18.9% më shumë se 7- mujori 2020.

Referuar statistikave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, këto të ardhura rezultojnë 305 milionë lekë, ose 8.2% më të larta edhe se sa plani i 7- mujorit të 2021-it.

MFE bën të ditur se peshën më të madhe në taksën doganore e zënë cigarette, me rreth 11.2%, fruta-perimet me rreth 9.1%, mish importi me rreth 9.3% dhe veshjet e këmbës me rreth 9.2%.

Në total të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 101.8 miliardë lekë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit