Ligjvënësit e BE-së dhe shtetet anëtare arritën një marrëveshje në orët e para të së mërkurës për të zbatuar paktin tregtar gati njëvjeçar të bllokut me Shtetet e Bashkuara, me Presidentin Donald Trump që kërcënoi me tarifa të reja nëse kjo nuk arrihet deri më 4 korrik.
Blloku 27-vendesh arriti një marrëveshje me Uashingtonin korrikun e kaluar duke vendosur taksa për shumicën e mallrave evropiane në 15 përqind, por një version përfundimtar i tekstit ende duhej të miratohej nga BE.
Negociatorët nga parlamenti dhe kryeqytetet e BE-së u grindën deri vonë natën, duke dalë më në fund disa orë pas mesnatës me lajmin e një kompromisi të mundimshëm.
“Sot, Bashkimi Evropian përmbush angazhimet e tij”, tha ministri i energjisë, tregtisë dhe industrisë i Qipros, Michael Damianos, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së BE-së, në një deklaratë duke njoftuar marrëveshjen.
“Ruajtja e një partneriteti transatlantik të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe të ekuilibruar është në interes të të dyja palëve”


