5 pyetje nga Kreshnik Osmani

Mos i humb

Blushi u terhoq nga Libra dhe arsyet jane plotesisht bindese. Njelloj si Blushi edhe une drejtoj nje partiçke nga keto me te cilat njerezit bejne barcoleta dhe te cilen partite e medha nuk e lejojne te rritet sepse e shkrijne.

Kam nevoje per mendimet tuaja:
Duke qene se ju nuk mbeshtesni njeri qe merret me trafik droge.
Duke qene se ju nuk mbeshtesni dike qe ka lidhje me ambasada dhe me shtete te huaja.
Duke qene se ju nuk i doni ata qe vjedhin dhe rrjepin popullin.
Duke qe se ju nuk jua han fare per dike qe nuk pritet te vije ne pushtet.
Duke qene se pa bere njeren nga aktivitetet e mesiperme partite vdesin a mundet te me thoni si duhet te veprojme ne realitete si keto?!
Cfare keshilloni ju?

1- T’i nenshtrohemi oligarkise dhe te dorezohemi?
2- Te anetaresoheni tek partite e medha?
3- Te heqim dore fare dhe vrafshin veten. Secili te shohe hallet e veta?!
4- Te vazhdojme te luftojme me mullinjte e eres?!
5- Te shitemi jashte tek bleresi me i pare qe ju te thoni dolen te shkathet?!
6- Apo te vazhdojme rezistencen me shpresen se njerezit mund te zgjohen nje dite?!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit