500 mijë dollarë udhëtime nëpër botë, dorëhiqet shefi i ekologjisë së OKB-së

Mos i humb

 

Kreu i Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, Erik Solheim, dha dorëheqjen pas akuzave të shpeshta për shpenzime të tepruara për udhëtime zyrtare rreth botës.

Ish-diplomati norvegjez dhe Ministri i Ekologjisë njoftoi në faqen e internetit të ekologjisë së OKB-së, se ka marrë raportin përfundimtar të organeve të auditimit të brendshëm financiar të OKB-së për udhëtimet e tij zyrtare dhe për këtë arsye dha dorëheqjen

Bëhet fjalë për 500,000 dollarë shpenzime për udhëtime ajrore dhe hotele në vetëm 22 muaj, ndërkohë që 80 për qind të kohës Solheim ishte në rrugë.

Një zëdhënës i OKB-së tha se Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres e pranoi dorëheqjen. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit