548 mijë euro peshon fatura e armatës politike në Ministrinë e Bujqësisë

Mos i humb

Më shumë se gjysmë milioni euro të buxhetit të Kosovës kanë shkuar gjatë dy vjetëve për shpenzime të të emëruarve politikë në Ministrinë e Bujqësisë. Vetëm te ish-ministri Nenad Rikalo shteti i ka çuar 71 mijë euro brenda 18 muajve.

Ndonëse mandati ishte jetëshkurtër dhe tek këtë muaj ka mbërritur gjysmën e tij, në këtë dikaster qeveritar kanë defiluar dy ministra, shtatë zëvendësministra dhe 43 këshilltarë politikë, asistente e shoferë, të emëruar me dekret dhe pa konkurs.

Totali i shpenzimeve të gjithëmbarshme të tyre është 548.166.67 euro, diku 400 mijë euro prej të cilave kanë shkuar në paga, e 14 mijë të tjera në mëditje. Fatura e drekave dhe darkave e ka tejkaluar 40 mijë-euroshin, dhe gati në këtë shumë janë bërë edhe shpenzime në derivate veturash. Krahas shpenzimeve për aviobileta e për akomodim gjatë vizitave jashtë, Ministria ka kategorizuar edhe “shpenzime të tjera” gjatë vizitave, në shumë prej 5.557.67 eurosh, e për të cilat nuk ka dhënë shpjegime se në çka janë harxhuar.

Të dhënat janë evidencuar në pasqyrën e shpenzimeve të të gjithë anëtarëve që kanë përbërë stafin politik të Ministrisë së Bujqësisë, që ky institucion ia ka siguruar “Kohës Ditore”, pas një kërkese për qasje në dokumente publike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit