Kombet e Bashkuara (OKB) dërgoi 60 mauna me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunat që mbanin furnizime hynë në provincën e Idlibit përmes portës kufitare Cilvegözü në provincën jugore Hatay të Turqisë.

Ndihma do të shpërndahet midis banorëve në nevojë të Idlibit dhe zonave rurale përreth.
Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit prodemokracisë.
Sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur.


