60-vjeçari nga Idlibi: Avionët luftarakë nuk na lënë të qetë

Mos i humb

Një nga civilët që kanë braktisur shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Assadit dhe mbështetësit të tij Rusisë, 60-vjeçari nga Idlibi, Ebu Gassan, tha se avionët luftarakë janë duke zhvilluar aktivitete të zbulimit në rajonin ku janë strehuar, duke shtuar se jetojnë në tendat e papërshtatshme të ndikuar nga shirat dhe balta.

Për shkak të sulmeve të Rusisë, regjimit të Assadit dhe terroristëve të mbështetur nga Irani vazhdon tragjedia e qindra mijëra civilëve të cilët kanë migruar në linjën kufitare me Turqinë.

Gassan, i cili është vendosur në rajonin Maarbun të Idlibit, për Anadolu Agency (AA) shpjegoi atë që ka përjetuar.

“Rajoni ku gjendemi tani, është 50-60 kilometra larg nga linja e frontit. Pavarësisht kësaj, avionët luftarakë që zhvillojnë aktivitete të zbulimit fluturojnë mbi ne. Nuk na lënë të qetë”, tha Gassan.

Ai tregoi se ka qenë e pamundur t’i marrin sendet tyre nga shtëpia kur janë larguar nga qyteti i tyre.

“Derisa largoheshim nga shtëpia jonë, një avion i zbulimit gjithmonë ishte mbi ne. Pas një kohe të shkurtër bombardoi një pikë 200 metra larg nga ne. Të gjithë ikën në ullishtet përreth. Na goditën nga të gjitha anët. Kur u nisëm, nga observatori na erdhi paralajmërim për sulm. Na njoftuan që të jemi të vëmendshëm”, shpjegoi Gassan në lidhje me kohën kur janë zhvendosur nga vendi i tyre.

– “Tendat nuk janë të përshtatshme për të jetuar brenda”

Më tej, Gassan tregon se nuk mund të gjejnë shtëpi dhe tendë për dimër ku mund të strehohen, duke shtuar se tendat janë të papërshtatshme për kushtet e dimrit.

“Nëse bie borë ose ka ndonjë stuhi në rajon, tendat do të çahen. Pak nëse fryn era, jemi të detyruar të mbajmë shtyllën që mos të rrëzohet tenda. Madje edhe sobët janë të pasigurta për këto tenda. Nëse hapim vrimë për gypin e sobës do të çahet tenda”, shpjegoi Ebu Gassan.

Ai tha se dëshirojnë që të përfundojnë sulmet dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

– Situata në Idlib

Gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e de-eskalimit, duke përfshirë edhe disa rajone përreth, ku aktet e agresionit u ndaluan.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi, për shkak të shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, pavarësisht marrëveshjes forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Rusia, regjimi sirian dhe terroristët që i mbështesin duke shënjestruar Idlibin, vetëm që nga fillimi i vitit 2019 kanë shkaktuar migrimin e rreth 1.3 milion civilëve në afërsi të kufirit me Turqinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit