7 të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Mos i humb

7 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës te akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Dhunë në familje, lidhje e jashtëligjshme e dritave, drejtim mjeti në gjendje të dehur, këto janë akuzat për të cilat akuzohen 7 të arrestuarit.

NJOFTIMI

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 23 vjeç, pasi në rrugën ”Qazim Daja”, në banesë, punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij (e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. Xh., 49 vjeç, V. D., 42 vjeç dhe G. K., 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
  2. S., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 06.07.2021, shtetasja B. M., 40 vjeçe, ka kallëzuar se i kanë vjedhur portofolin me një shumë parash dhe kartën e identitetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit