76-vjetori i OKB/ Ahmetaj: Do zbatojmë me përpikmëri programin e ri OKB-Shqipëri, BE do të na vëzhgojë

Mos i humb

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka mbajtur fjalën e tij në nder të 76-vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe nënshkrimit të programit të ri mes OKB dhe qeverisë shqiptare për vitet 2022 – 2026.

Ahmetaj tha se është besimplotë që sëbashku do të zbatojnë me përpikmëri programin e ri mes OKB dhe qeverisë shqiptare, ndërsa kërkoi që te jenë në alert se BE do t’i vëzhgojë se sa në harmoni janë.

“Reforma në Drejtësi ka futur një elektricitet të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Reforma në Arsim që ushqen ambicien për një vend normal të zhvilluar.

As reformën në Ekonomi, as atë të taksave.

Taksa progresive është të kthesh sytë nga ata që kanë më shumë nevojë.

Pas debateve dhe diskutimeve kemi arritur të kemi një dokument të rëndësishëm se jo thjeshtë do sjellë 182 mln dollarë në disa vite, por se ka vendosur dorën në sfidat më të rëndësishme të vendit duke përballuar atë që unë e quaj sfida e Milenium, duke vazhduar me sfidën e varfërisë, me paketa sociale dhe ndryshimet klimatike. Jam besim plotë që sëbashku do ta zbatojmë me përpikmëri.

Dua të jemi në alert që BE do të na vëzhgojë se sa në harmoni jemi, por që ne jemi”, tha Ahmetaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit