“80% kanë votuar pro”/ Anëtarë të PD në njësitë 6 dhe 3 verifikojnë formularët për mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor: I kemi me emra dhe firma!

Mos i humb

Një përfaqësi e anëtarëve të Partisë Demokratike, në njësitë 6 dhe 3 në Tiranë, kanë lexuar formularët e firmosur për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më datë 11 dhjetor.

Sipas tyre, 80% e delegatëve në këto 2 njësi kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit dhe sipas verifikimeve të tyre, delegatët janë 100% dakord për thirrjen e tij.

“Jemi një pjesë e anëtarëve të njësisë 6 dhe 3, e do të verifikojmë firmat për mbledhjen e kuvendit të datës 11 dhjetor. 80% të delegatëve kanë firmosur, ata kanë kërkuar të jenë publik.

Te njësia 6 janë 65 formularë, ne lexuam 58 emra, sepse personat e tjerë nuk duan të bëhen publikë.

I kemi telefonuar të gjithë dhe kanë rezultuar 100% të vërteta”, tha anëtarja

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit