Hoxhaj i shokuar nga deklaratat e Kocijançiç, ja çfarë thotë për Trepçën!

Mos i humb

“Resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut”, është përgjigjëja e zv/kryeministrit Enver Hoxhaj, pas deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiç në lidhje me futjen e Trepçës në bisedimet me Serbinë.

Hoxhaj në një postim në Twitter është shprehur i shokuar nga deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian derisa ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme.

“I shokuar nga deklaratat për Trepçën të zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiç. Absolutisht e papranueshme që BE të japë deklarata të këtilla të pamatura që edhe mund ta dëmtojnë procesin e dialogut me Serbinë. Resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Kocijaçiç në një përgjigje për ‘Tanjug’, ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut.

Deklaratave të Kocijançiçit, gjatë ditës i janë kundërpërgjigjur edhe liderët e tjerë shtetëror si kreparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Derisa Haradinaj ka thënë se BE-së i ka humbur rruga në oborr, kryetari i Kuvendit, ka thënë se Trepça nuk ka qenë, nuk është as nuk do të jetë çështje e hapur me Serbinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit