Policia izraelite mbyll Mesxhid al-Aksanë

Mos i humb

Policia izraelite ka mbyllur të gjitha portat e faltores së shenjtë Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të Pushtuar, njoftoi Autoriteti i Vakëfeve Islame të qytetit.

Firas Dibs, zëdhënësi i autoritetit, tha se krahas mbylljes, policia po ashtu ka sulmuar muslimanët që gjendeshin në Aksa.

Policia izraelite ende nuk e ka komentuar rastin.

Autoriteti i vakëfeve më herët njoftoi se policia dje i ka vendosur zinxhirë portës “Rahmet” në lindje mureve të faltores, e cila tashmë ka qenë e mbyllur nga viti 2003.

Mesxhid al-Aksa, e cila gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibleja (orientimi gjatë namazit) e parë e muslimanëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit