
Që në orët e hershme të mëngjesit, trafiku është bllokuar nga veturat të cilat hyjnë nga drejtim të ndryshme në kryeqytetin e Kosovë, Prishtinë.
Kjo bllokadë në komunikacion tashmë është bërë një rutinë ditore e secilit pjesëmarrës në komunikacion, ndërsa ka filluar të shkaktojë padurim e stres me theks tek shoferët.
Një situatë të tillë kaotike në rrugët e kryeqyteti e kemi për çdo ditë, po e njëjta situatë pothuaj është gjatë gjithë kohës, e bllokada më e madhe në komunikacion ndodhë në orët e pasdites.
Për hyrje apo dalje nga qyteti duhet pritje e gjatë deri në 40 minuta.
Ndryshe, kohë më parë kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se për zhbllokimin e komunikacionit në Prishtinë, duhet të bëhet Unaza e qytetit.
Ai ka thënë se njerëzit që do të hyjnë në Prishtinë do ta kenë më të lehtë shmangien e turmave duke gjetur rrugë alternative, por ende nuk është marrë ndonjë veprim lidhur më këtë projekt.


