
Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar Dijana Ziviç ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Kreu i qeverisë bëri të ditur emërimin përmes një shkrimi në Facebook, me ç’rast i uroi suksese dhe i ofroi mbështetje Ziviç.
“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviç. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”.
Haradinaj pati shkarkuar Nenad Rikallon nga ky post në fund të janarit.
Shkarkimi i Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ishte një nga pesë kushtet që Partia Socialdemokrate i pati vënë Qeverisë për votimin e Projektligjit për Buxhetin.


