Shtohen zërat në Serbi, Prishtina nuk do dialog

Mos i humb

Dialogu Prishtinë-Beograd mund të vazhdojë vetëm atëherë kur do të hiqet taksa, tha sot sekretari gjeneral i ministrisë së jashtme Veljko Odaloviç.

Sa i përket Serbisë çështja e dialogut mbetet e hapur, kur taksa të hiqet, vazhdojmë tutje.

Ai, ka thënë se Prishtina duhet të tregojë nëse dëshiron dialog, apo të vazhdojë duke provokuar një gjendje të rëndë në rajon.

Odaloviç për TV Pink, tha se Prishtina me veprimet e saj nuk është duke dërguar mesazhe të cilat ofrojnë zgjidhje, vetëm sa po vështirësojnë jetën e shqiptarëve dhe serbëve.

Ndërkaq, ish shefi i Trupit Koordinues për Kosovën, Nebojsha Çoviç, ka theksuar poashtu se dialogu mund të vazhdojë vetëm pasi Prishtina ta heqë taksën.

Sipas tij, ka shumë çështje të hapura të cilat duhet të diskutohen në dialog , ndër to edhe analizimi i të gjitha atyre marrëveshjeve të nënshkruara, çfarë ka ndodhë me kthimin e serbëve, pasuria e serbëve, të pagjeturit, kidnapimet dhe çështja e shtëpisë së verdhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit