
Bojkotimi i kuvendeve është i papranueshëm, nuk ka “Pranverë Ballkanike”, ky është qëndrimi i Bashkimit Europian pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri, Mal të Zi e Serbi.
Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiç, ka thënë sot se askush nuk duhet mendoj se kanë skenar të njëjtë protestat që po ndodhin në të tri vendet e rajonit njëkohësisht.
Ajo kështu ka hedhur poshtë shkrimet në mediat shqiptare se kjo situatë paralajmëron “Pranverën Ballkanike”, që sipas tyre “mund të sjellë krizë në BE”.
“ Në secilin vend protestat kanë karakteristikat e tyre dhe nuk kanë të bëjnë me situatën e njëjtë”, ka thënë Kocijançiç sot në Bruksel.
Ajo ka pranuar vlerësimet e gazetarëve se megjithatë[ ekziston ”një element i përbashkët” i kërkesave të qytetarëve që po protestojnë, por tha ajo nuk janë për tu krahasuar.
“Komisioni Europian përmes raporteve të saja, përcjellë situatën në vendet e rajonit, edhe kritikon kur është e nevojshme. Raportet janë të qarta se nuk flitet për një skenar të njëjtë”, ka përsëritur Kocijançiç. Nga ana tjetër lidhur me bojkotet e Kuvendeve, Kocijançiq ka thënë se bojkoti është i papranueshëm dhe kuvendi është vendi ku bëhen debate.


