Kocijançiç për bojkotet e kuvendeve dhe protestat: Nuk ka “Pranverë Ballkanike”

Mos i humb

 

Bojkotimi i kuvendeve është i papranueshëm, nuk ka “Pranverë Ballkanike”, ky është qëndrimi i Bashkimit Europian pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri, Mal të Zi e Serbi.

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiç, ka thënë sot se askush nuk duhet mendoj se kanë skenar të njëjtë protestat që po ndodhin në të tri vendet e rajonit njëkohësisht.

Ajo kështu ka hedhur poshtë shkrimet në mediat shqiptare se kjo situatë paralajmëron  “Pranverën Ballkanike”, që  sipas tyre “mund të sjellë krizë në BE”.

“ Në secilin vend protestat kanë karakteristikat e tyre dhe nuk kanë të bëjnë me situatën e njëjtë”, ka thënë Kocijançiç sot në Bruksel.

Ajo ka pranuar vlerësimet e gazetarëve se megjithatë[ ekziston ”një element i përbashkët” i kërkesave të qytetarëve që po protestojnë, por tha ajo nuk janë për tu krahasuar.

“Komisioni Europian përmes raporteve të saja, përcjellë situatën në vendet e rajonit, edhe kritikon kur është e nevojshme. Raportet janë të qarta  se nuk flitet për një skenar të njëjtë”, ka përsëritur Kocijançiç.  Nga ana tjetër lidhur me bojkotet e Kuvendeve, Kocijançiq ka thënë se bojkoti  është i papranueshëm dhe kuvendi është vendi ku bëhen debate.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit