Taksa nuk duhet ta vë në pikëpytje partneritetin me SHBA-në

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar që së bashku me zyrtarët e lartë amerikan janë siguruar që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Hoxhaj ka bërë të ditur se taksa duhet të pezullohet dhe marrëdhënia Kosovë-SHBA nuk duhet asnjëherë të vihet në pikëpyetje.

“Përgjatë përvojës time pesëmbëdhjetë vjeçare në politikë, fatkeqësisht, ndodhemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kosovë-SHBA dhe ky duhet të jetë shqetësim për politikën dhe shoqërinë në Kosovë. Kurrë nuk duhet ta vendosim në pikëpyetje mbështetjen amerikane dhe partneritetin me ta”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Takim i shkëlqyeshëm me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Erath dhe Brad Berkley. U siguruam për përkushtimin amerikan që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet me njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Është momenti i fundit për ne si bartës të institucioneve të Kosovës që të reflektojmë karshi kërkesës dashamirëse amerikane për ta pezulluar taksën dhe hapur rrugë mundësisë për të arritur një marrëveshje gjatë këtij viti. Përgjatë përvojës time pesëmbëdhjetë vjeçare në politikë, fatkeqësisht, ndodhemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kosovë-SHBA dhe ky duhet të jetë shqetësim për politikën dhe shoqërinë në Kosovë. Kurrë nuk duhet ta vendosim në pikëpyetje mbështetjen amerikane dhe partneritetin me ta!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit