
Minatorët vijojnë protestën në Fushë-Arrëz, ku punonjës dhe ish-punonjës të industrisë së nxjerrjes dhe pasurimit të Bakrit në Pukë vijojnë prej 3 ditësh protestën. Likujdimi i 4 pagave, rikthimi i të gjithë punonjësve në punë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës janë kërkesat thelbësore të protestuesve, të cilët po mbështeten dhe nga sindikatat e pavarura.
Protestuesit mbajnë të bllokuar fabrikën e pasurimit të bakrit prej ditësh pa punë. Ndërkohë, presidenti i Sindikatave të Pavaruara, Gëzim Kalaja tha për ‘BalkanWeb’, se të hënën pritet përshkallëzimi i protestës.
“Qeveria të vlerësoje problemin “Protesta jonë për buke, jo për politike “, shprehet një nga të pranishmit, në protestë.


