
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka akuzuar shtetet e Bashkimit Europian se po luajnë lojë të dyfishtë dhe se nuk janë të interesuara për ta zgjidhur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këto deklarata ai i ka bërë në prag të vizitës së diplomatit amerikan, David Hale, duke vlerësuar lart angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të kontribuojnë në vazhdimin e procesit të bisedimeve, por vetëm nëse ndihmojnë në heqjen e vendimit për taksën të vendosur nga Qeveria e Ramush Haradinajt në nëntorin e vitit të kaluar. David Hale do të zhvillojë vizita në Beograd dhe Prishtinë në datat 8 dhe 9 mars.


