
Një libër i ri i botuar së fundimi thotë se udhëheqësi i fshehtë i talebanëve, Mullah Mohammed Omar, jetonte pranë bazave amerikane në Afganistan.
Udhëheqësi kurrë nuk u fsheh në Pakistan, siç besohet nga SHBA, raporton BBC.
Ai jetonte duke u fshehur vetëm tre milje nga një bazë kryesore operative e SHBA në provincën e Zabulit.
Gazetarja holandeze, Dam, kaloi pesë vjet duke hulumtuar dhe intervistuar anëtarët talebanë për librin e saj.
Ajo arriti të fliste me Jabbar Omari, njeriun që në mënyrë efektive u bë truproja e Omarit, kur ai u fsheh pas përmbysjes së regjimit taleban në 2001.
Jabbar Omari fshehu udhëheqësin e talebanëve deri në vdekjen e tij nga sëmundja në vitin 2013.


