
Komuna e Vushtrrisë triumfon e para me përformancën më të mirë në Prokurim Publik për vitin 2019. Sipas vlersimeve të USAID dhe DemocracyPlus, Vushtrria renditet e para në Kosovë për performancën më të lartë në prokurim publik.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në facebook, “Vushtrria me performancën më të mirë në Prokurim Publik për vitin 2019”, ka shkruajtur Tahiri.
Nga publikimet e sotme të USAID dhe DemocracyPlus, Vushtrria prin e para me 72 pikë për përformancën më të lartë në prokurim publik. Ndërsa krejt në fund, kryetari Tahiri ka falenderuar USAID, DemocracyPlus dhe stafin e Komunës për angazhimin e tyre.
“Vlerësimi i USAID dhe DemocracyPlus i publikuar sot, Matësi i Performancës në Prokurim Publik, rendit Vushtrrinë si Komunën e parë në Kosovë për performancën më të lartë në prokurim publik, me 79 pikë. Falënderojë USAID
, projektin TEAM dhe DemocracyPlus dhe stafin e Komunës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm
”, ka shkruajtur Tahiri. /KosovaPost/




