Ligji për vettingun në polici, Xhafaj skeptik për ndryshimet

Mos i humb

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kritikuar ndryshimet në ligjin për vettingun në polici. Në fjalën e tij në seancë plenare, Xhafaj u shpreh se vettingu nuk mund të bëhet nga SHÇBA.

“Dikush mund të thotë se vetingu në polici është paranojë e ish-ministrit të brendshëm. Jam i keqardhur që ligji nuk u bë i zbatueshëm për dy vjet. Nuk eshte herezi ndryshimi i një ligji. Nuk besoj se ndryshimet janë të duhura. Vetingu nuk mund të bëhet nga SHCBA. Cënohet cilësia dhe shpejtësia e vetë procesit, por SHÇBA nuk ka kapacitetet e duhura për ta bërë vetingun.

Kjo do ngadalesojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar. Për më tepër që ka shumë pasuri të sekuestruara nga policia.  – u shpreh Xhafaj, ndërsa mbylli falën e tij në parlament duke theksuar se: Jam njeri i ligjit dhe do pres me durim veprimet dhe vendimet e institucioneve të vendit tim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit