KQZ-ja miraton buxhetin e partive, ja sa milion?

Mos i humb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e parë, pas emërimit të tetë anëtarëve të rinj.

Në këtë mbledhje, u miratua vendimi për Caktimin e Lartësisë së Mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2019.

Ky fond përfshinë 4 milionë e 200 mijë euro në total, të cilat do u ndahen subjekteve politike, në mesin e tyre fonde të veçanta nuk ka marrë Partia Socialdemokrate.

Koalicioni PAN me të gjitha partitë tjera të vogla ka më shumë se 1 milion e 228 mijë euro, Lëvizja Vetëvendosje me 1 milion e 8 mijë euro, e pasuar nga LDK-ja, më shumë se 900 mijë euro.

KQZ-ja miratoi edhe rekomandimin për Zyrën e Presidentit të Kosovës për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës ku deputeti Nexhat Cocaj nga PDK zëvendësohet nga Rafet Rama.

“Deputeti Nexhat Cocaj nga Partia Demokratike e Kosovës shkon dhe zëvendësohet nga Rafet Rama”, tha kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, shkruan EO. Janë shqyrtuar dhe miratuar kërkesat për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale në Gjilan, Prishtinë, Istog, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Lipjan, Viti, Pejë, Novobërdë, Rahovec, Vushtrri, Gjakovë, Gllogoc, Podujevë, Zubin Potok, Suharekë dhe Skenderaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit