Thaçi: Drenica ishte lindja, rritja, bastioni dhe fitorja e Kosovës!

Mos i humb

Me Akademi Përkujtimore, Kosova kujton 20 vjetorin e Masakrës së Izbicës, duke nderuar të dëshmorët dhe martirët që ranë për liri dhe pavarësi.

Më këtë rast Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se po në këtë ditë kujtojmë 147 viktimat e pafajshëm të cilët u vranë nga gjenocidi serb vetëm pse ishin shqiptar.

’Sot në 20 vjetorin e krimit të forcave paramilitare të Serbisë kujtojmë 147 qytetarë të pafajshëm civil vetëm pse ishin shqiptar. Kujtojmë të gjithë viktimat e terrorit të Serbisë, në atë kohë njerëzit ë paarmatosur, pleq, gra, fëmijë, të rijnë e të reja që u vranë ishin në përpjekjen e tyre për mbijetesë dhe për lirin dhe çlirim”, tha ai.

Presidenti Thaçi, theksoi se Kosova nuk do të harroj krimet të cilat i ka kryer shteti i Serbisë në të gjitha vendbanimet anekënd Kosovës.

Sipas tij, Kosova shënon sot ditën e çlirimit për sakrificën e gjithë qytetarëve dhe gjakun e tyre.

“Kosova kurrë nuk do të harroj krimet që ka kryer shteti i Serbisë në të gjitha vendbanimet anekënd Kosovës. Shteti i Serbisë dëboj mijëra, dogji pasurinë e qytetarëve dhe asnjëherë nuk do të harrohet ky gjenocid i shtetit të Serbisë të kryer në Kosovë. Sot Kosova shënon edhe ditën e çlirimit, pa sakrificën e gjithë qytetarëve dhe gjakun e dëshmorëve dhe të martirëve, heroizmin e komandantit legjendar, Adem Jasharit. Drenica ishte lindja, rritja, bastioni dhe fitorja e Kosovës. Lindja e UÇK-së për tu zgjeruar anekënd Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Ndër të tjera, Thaçi tha se lufta e drejt e Kosovës u përkrah nga vendet ndërkombëtare dhe kështu Kosova është duke ecur në hapa të sigurt drejt anëtarësimit ne NATO dhe BE.

“Lufta e drejt e popullit tonë u përkrah nga forcat e NATO-s, BE dhe  SHBA-të. Kosova është duke ecur ngadalë por e sigurt drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE, duke ruajtur marrëdhëniet e mira me SHBA”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit