Kuvendi refuzon të diskutoj për shpenzimet e zyrtarëve politik

Mos i humb

“Vetëm për këshilltar politike për mëditje, udhëtime jashtë vendit dhe telefonata vetëm për 3 muaj  310 mijë euro, që do të thotë se në vit mbi 1 milionë euro për vitin 2018. Pse në muajin dhjetor është rritë për 40 mijë euro, çfarë ka ndodhë. Nëse bëjmë diferencën në krahasim me vitin 2017 është 12 mijë euro. Shumë ë përgjithshme i llaptopëve 100 mijë euro nuk ka specifikacion më tepër se çfarë dhe si”, kërkoi Selmanaj.

E për këtë, sekretari i Përgjithshëm, Ismet Krasniqi deklaroi se nuk ka dashur të diskutoi për raportin pa u dërguar në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

“Nuk kam autorizim me diskutuar raportin pa e dërguar në Komision për Buxhet dhe Financa”, tha ai.

Ndërsa, Anëtarini Komisionit, Avdullah Hoti ka reaguar duke thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që një zyrtar të mos ju përgjigjet raportit në lidhje me shpenzimet e parasë publike.

“Ne kemi drejt me kërkuar çfarëdo informate dhe raport me ligj. Cilindo zyrtar publik për raportim të shpenzimeve publike në çfarëdo faze që është ai raport”, u shpreh Hoti duke thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë në histori që një zyrtar të mos ju përgjigjet raportit që ka të bëjë më shpenzimet publike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit