Zgjedhjet lokale në Turqi, voton presidenti Erdogan

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, hodhi votën e tij për zgjedhjet lokale në lagjen Uskudar të Stambollit.

Erdogan arriti në vendvotimin e tij bashkë me bashkëshorten Emine Erdogan.

Në vendvotim, presidenti i Turqisë u prit nga qytetarë të shumtë, si dhe guvernatori i qytetit të Stambollit Ali Yerlikaya, kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Mevlut Uysal, kryetari i Bashkisë së Uskudarit, Hilmi Turkmen, dhe zyrtarë të tjerë.

Ndryshe, në Turqi sot po mbahen zgjedhjet e 19-ta lokale në historinë e Turqisë dhe të parat nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.

Në zgjedhjet e sotme, rreth 57 milionë votues do të hedhin votat e tyre në 194.390 vendvotime.

Votuesit në Turqi do të zgjedhin kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit