
Demonstruesit me “jelekë të verdhë”, përkundër ndalesave të shumta të shtunën sërish dolën në rrugët e qyteteve të Francës, në mënyrë që të ofrojnë mbështetjen e tyre aktivistes së lënduar, me çka dëshmuan se ende janë të mobolizuar kundër politikave ekonomike të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.
Dita e djeshme ishte e shtuna e 20-të që prej daljes në protesta, ndërsa dje marshuan në rrugët e Parisit, Bordeauxit dhe një sërë qytetesh tjera, duke ushtruar kështu presion mbi presidentin Macron të bëjë më shumë për klasën punëtore dhe të ndryshojë politikat e Francës në këtë drejtim ose të tërhiqet nga skena politike.
Demonstruesit në Paris u tubuan para Gare de l’Esta, pas çka bënë marshuan deri te muzeu i Luvrit për të përfunduar në Trocadero. Policia intervenoi me gaz lotsjellës.
Gjatë protestave në Avignon janë plagosur dy persona, ndërsa në qytetin Montpellier janë lënduar dy poiicë, ndërsa tetë protestues u arrestuan. Edhe në qytetin Toulouse ka pasur persona të lënduar, numri i të cilëve është tre.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në nivel shtetëror, numri i personave që kanë protestuar është 33.700, nga të cilët në Paris 4.000.
Protestat e “jelekëve të verdhë” filluan para katër muajve si reagim i rritjes së çmimit të derivateve të naftës. Megjithatë, protestat më vonë u shndërruan në trazira antiqeveritare.
Sipas qeverisë franceze, deri më tani në protesta kanë humbur jetën 11 persona dhe më shumë se 2.000 të tjerë janë lënduar.
Rreth 8.400 persona janë arrestuar për protestat dhe 2.000 janë dënuar me burg.


