
Votuesit në Ukrainë, kanë filluar të votojnë për zgjedhjen e presidentit të vendit ku garojnë 39 kandidatë.
Në mbarë vendin janë vendosur 29 mijë 888 kuti të votimit në 199 rajone. Votimi filloi me orën lokale 08.00.
Në zgjedhje do të mund të votojnë 29 milionë e 767 mijë votues, ndërsa rreth 5 milionë votues që jetojnë në rajonin Donbas dhe Krimenë e aneksuar ilegalisht nga Rusia nuk do të mund të votojnë.
Në rast se një nga 39 kandidatë nuk mund të sigurojë mbi 50 për qind të votave, dy kandidatë me më së shumti vota do të shkojnë në raundin e dytë që do të zhvillohet më 21 prill.
Presidenti aktual, Petro Poroshenko, është sërish kandidat, ndërsa komediani Vladimir Zelenskiy dhe ish-kryeministrja Yuliya Timoshenko janë kandidatë që dalin në plan të parë.
Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës, njoftoi se zgjedhjet i ndjekin 2.344 vëzhgues të huaj nga 17 vende dhe 19 institucione ndërkombëtare.


