
Një i ri palestinez ka rënë dëshmor dhe një tjetër është plagosur sot në mëngjes nga të shtënat izraelite në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar nën dyshimin se është përpjekur të kryejë një sulm me thikë.
Në një deklaratë, ushtria izraelite pretendoi se një tentativë për sulm me thikë ka ndodhur pranë postbllokut Hawara në veri të Bregut Perëndimor, pa dhënë informacione të detajuara.
Burimet mjekësore palestineze thanë për AA se një nga të plagosurit është dërguar në spital për trajtim, ndërsa tjetri është lënë me gjakderdhje në vendin e ngjarjes përpara se vdekja e tij të njoftohet nga transmetuesi publik izraelit.
Ushtria izraelite pengoi personelin mjekësor të transferojë të riun, që më vonë iu nënshtrua plagëve, për të marrë trajtim, shtuan burimet mjekësore.
Ndërkohë, dëshmitarët okularë thanë për AA se një kolon izraelit ka shtënë drejtpërsëdrejti ndaj dy të rinjve palestinezë.


