
Në fjalën e saj me rastin e lansimit të Strategjisë Qeveritare në bashkëpunim me shoqërinë civile, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ndër të tjera ka deklaruar se ende ka hapësirë për ndryshime të strategjisë në fjalë.
Sipas saj, duhet të shmanget konflikti i interesit si dhe Qeveria duhet të shtojë përpjekjet që strategjia të implementohet.
“Sot u lansua një kornizë në bashkëpunimin me OSHC për reforma më të mira ekonomike dhe sociale që kanë ndikim në jetën e tyre. Kjo strategji është krijuar me mbështetjen e BE-së. Nëpërmjet punës tonë kemi krijuar reforma me shoqërinë civile, prapë se prapë ka akoma hapësirë për ndryshim pasi ende nuk është adekuate dhe e duhur. Ta shmangim konfliktin e interesit si dhe qeveria duhet të shtojë përpjekjet që strategjia të implementohet”, tha Apostolova.
Me tutje, përfaqësuesja e BE-së tha se promovimin i qeverisjes së mirë mund të tregohet me zbatimin e objektivave të kësaj strategjie të re qeveritare.
“Programet e vullnetraizimit duhet të bëhen të rregullta, vendosja e re e këshillit me organizata të shoqërisë, do të jenë një trup i mirë për promovimin e qeverisjes së mirë si dhe të zbatohen objektivat e kësaj strategjie”, tha Apostolova.


