
Qeveria e Kosovës ka lansuar Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.
Më këtë rast, Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se njëra nga synimet e kësaj strategjie është rritja e pjesmarrjes së shoqerisë civile në politikë-bërje.
Sipas tij, do të rritet llogaridhënia dhe transparenca e shoqerisë civile në financimin publik.
“Qeveria e Kosovës ka përgaditur strategjinë e re civile 2019-2023, që ndërlidhet me strategjin me shoqerinë civile dhe partnerët e tjerë. Ne synojmë që të arrijmë bashkëpunim më shoqerinë civile. Rritja e pjesëmarrjes së shoqerisë civile në politikë-bërje dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës në financimin publik për OSHC-të. Zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OSHC-ve për ofrimin e shërbimeve publike si dhe rritja e promovimit të vullnetarizmit në programet me interes publik”, u shpreh Haradinaj.
Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se përkundër të arriturave me këtë strategji të re, mbetet ende shumë punë për të bërë për shoqërinë civile.
“Nuk do të ketë për mandat vetëm arritjen e objektivave strategjike, por ne jemi duke siguruar buxhetin dhe planin e veprimit të kësaj strategjie. Gjithashtu përkundër të arriturave tona neve na mbetet shumë punë për të bërë”, tha ai. /KosovaPost/


