
Pas deklarates së përfaqësues së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, se strategjia e re e lansuar nga Qeveria e Kosovës nuk është e duhura për shoqerinë civile, Kryeministri Ramush Haradinaj, reagoi duke thënë se të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë më teorinë e vuajtjes le të ecin tutje pasi siç tha ai nuk është për atë.
Sipas tij, nuk duhet t’i mbyllim sytë nga gjërat negative, por duhet t’i cekim edhe të mirat, ku nuk la pa përmend aksionin e vitit të kaluar të organizatës “Ta pastrojmë Kosovën”.
“As ne nuk duhet të bëhemi krejt shoqëri civile e as ju nuk mund të bëheni krejt qeveri. Vitin e kaluar mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në pastrimin e vendit të vet, me organizatën “Ta pastrojmë Kosovën”, me këtë dua të ju them se nëse është teoria e vuajtjes në vazhdim le të vazhdojnë vetëm më anën negative, unë nuk jamë për atë. Jam kundër mbylljes se syve në gjëra të këqija, por duhet t’i cekni edhe ato që kanë ndodhë të mira se është e mirë e ndërsjellt”, ka thënë Haradinaj.


