
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Gjermania ku ka zhvilluar takime me politikanë të ndryshëm gjermanë, ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle.
Basha tha se ka zhvilluar takime në Budestag dhe me qeverinë federale gjermane. Ai nënvizon se në Europë nuk shkohet me gënjeshtra dhe me shtet të kapur nga krimi.
“Takimet që janë organizuar me mikpritësit e mi në Budestag, në kancelari dhe në Ministrinë e Jashtme kanë për qëllim diskutimin e krizës politike në Shqipëri dhe bashkëpunimin me partnerin tonë strategjik Gjermaninë për tejkalimin e krizës kushtetuese, institucionale dhe politike në Shqipëri. Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra , nuk shkohet me shtet të kriminalizuar”, tha Basha.
Basha nënvizoi se në Europë shkohet me vlera, me të vërtetën, me një shtet të çliruar nga bashkëqeverisja në bashkëpunim me krimin dhe me një parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve shqiptarë.


