
Sipas rezultateve preliminare të publikuara sot, koalicioni i udhëhequr nga partia djathtiste Likud e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka fituar shumicën e ulëseve në Parlamentin izraelit Knesset.
Koalicioni i udhëhequr nga Likud ka fituar 65 ulëse nga gjithsej 120 sa ka Parlamenti izraelit, thotë e përditshmja izraelite “Haaretz”, duke cituar rezultatet preliminare.
Rezultatet thonë se partia Likud ka fituar 35 ulëse, partia e djathtë United Torah Judaism ka marrë 8 ulëse, 5 ka marrë Yisrael Beiteinu, 4 partia Kulanu, 8 partia Shas dhe pesë Unioni i Partive Djathtiste.
Rezultatet thonë se Aleanca politike “Kaltër dhe Bardhë” e udhëhequr nga gjenerali i pensionuar Benny Gantz ka fituar 35 ulëse ndërsa Partia Laburiste e qendrës së djathtë ka fituar 6 ulëse dhe partia e majtë Meretz ka fituar 4 ulëse.
Nëse këto rezultate konfirmohen, do t’i mundësohej Netanyahut që të formojë qeverinë e ardhshme izraelite.
Mbi 40 parti politike garuan në zgjedhjet e së martës në të cilat kishte dalje prej 61 për qind nga votuesit e regjistruar.
Në sondazhet e zbatuara para zgjedhjeve udhëhiqte Netanyahu, në kohën kur përballen me akuza për mitmarrje dhe korrupsion në tre raste.
Nëse arrin që të formojë qeverinë e re, ai do të jetë lideri që ka qenë për kohë më të gjatë në pushtet në historinë e Izraelit.


