“Nëse Greqia mund të blejë S-400, përse të mos mund Turqia?”

Mos i humb

Turqia nuk është vendi i parë i NATO-s që do të blejë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, thotë eksperti ushtarak rus Vladimir Yevseyev.

Në fjalimin e tij në një tryezë të rrumbullakët që u mbajt të martën në Moskë në temën “Marrëdhëniet ruso-turke dhe siguria rajonale: vizita e Erdoğan-it në Moskë”, Yevseyev tha se Greqia ishte vendi i parë i NATO-s i cili bleu sistemin në fjalë, megjithatë ky vend nuk u sanksionua as që u kritikua për këtë veprim.

“Nëse Greqia mund të blejë sistemin S-400, këtë mund ta bëjë edhe Turqia. Turqia ka të drejtë të jetë e pavarur nga SHBA-të për sa i përket blerjes së armatimit”, tha ai.

Sipas Yevseyevit, sistemi S-400 është në disa parametra më superior se sistemi amerikan i mbrojtjes ajrore Patriot, përfshirë detektimin e cakut.

Rusia siç tha ai, mbështet dëshirën e Turqisë për të prodhuar këto sisteme.

“Turqia po përpiqet të prodhojë armë në mënyrë të pavarur. Rusia dhe Turqia mund të zhvillojnë një prodhim të përbashkët të armatimeve”, tha ai.

Në po të njëjtën tryezë të rrumbullakët, foli edhe profesori universitar Grigory Lukyanov, i cili nga ana e tij foli për nevojën e Turqisë që të mbrojë territorin e saj.

“Zgjidhja për problemin e Sirisë varet nga Idlibi dhe zgjidhja e çështjes kurde varet nga themelimi i një komiteti kushtetues”, tha ai, duke shtuar se problemi i Sirisë mund të zgjidhet duke zbatuar rekomandimet nga takimi i Astanës.

Në takimin e mbajtur në Moskë këtë javë, Erdoğan dhe Putin treguan se janë të gatshëm të punojnë bashk, tha Lukyanov.

Ai tha se veprimet e SHBA-ve në Siri, kanë bërë që Rusia dhe Turqia të afrojnë qëndrimet e tyre mbi çështjen siriane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit