
Gjatë operacioneve kundër organizatës terroriste DEASH të ndërmarra në Izmir, janë arrestuar 10 të huaj.
Ekipet policore të anti-terrorit në orët e mëngjesit ndërmorën operacione në të njëjtën kohë në disa adresa në këtë qytet të Turqisë.
Janë arrestuar 9 sirianë dhe një shtetas i Gjeorgjisë, për të cilët është konstatuar se kanë vepruar në emër të DEASH-it dhe se ishin të lidhur me zonat në Siri ku ende vazhdojnë përleshjet.
Gjatë bastisjes, ndër të tjera, janë konfiskuar sasi e madhe dokumentesh dhe material digjital.


