Vrasja në lagjen Dardania, flasin fqinjët: Dorasi kishte probleme mendore

Mos i humb

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur minuta me parë në lagjen Dardani në Prishtinë.
Rasti për lajmi.net është konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia fillimisht ka marrë informacionin se në rrugën “Bill Kllinton”, për një vdekje të dyshimtë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje”, ka treguar Ahmeti.

E për këtë rast kanë folur edhe fqinjët e personave që kanë humbur jetën.Ata kanë thënë për lajmi.net se i dyshuari që vrau, gruan, renë e tij, e më pas edhe vetën, ka pasur edhe probleme mendore.

Ata për lajmi.net kanë thënë se i njëjti ishte lajmëruar edhe në Polici nga familjarët e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit