
Lista Serbe i ka pyetur autoritetet në Prishtinë sot nëse është e mundur që Nedeljko Spasojeviç dhe Marko Roshiç, të arrestuar në nëntor të vitit të shkuar në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviç, u burgosën për dëshminë e Rade Trajkoviç.
Kjo listë thekson në një deklaratë se Trajkoviç pranoi sot se kishte dhënë dëshmi për hetuesit e Prishtinës dhe se ajo nuk e mohoi që bashkëpunoi me ta në krijimin e një gjykimi të montuar kundër Spasojeviçit dhe Roshiçit.

Sipas tyre, kjo padyshim është bërë pa asnjë provë, dhe se për vrasjen e Oliver Ivanoviçit ka akuzuar serbët dhe shtetin e Serbisë.


