Afganistan, 8 të vdekur nga sulmi i talebanëve

Mos i humb

Të paktën 8 policë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të militantëve talebanë ndaj stacionit policor në krahinën Gor, në perëndim të Afganistanit.

Ndihmës guvernatori i krahinës Gor, Habibullah Radmanish, në deklaratën për mediat tha se militantët pasi kanë sulmuar stacionin policor në rajonin Band Bayan në Gor, kanë marrë në kontroll stacionin për një kohë të shkurtër.

Ai tha se gjatë përleshjes janë vrarë shumë anëtarë të organizatës terroriste.

Kirurgu i përgjithshëm i spitalit Gor, Muhammed Nasir Naziri, tha se në sulm kanë humbur jetën 8 policë, ndërsa 5 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë duke marrë trajtim mjekësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit