Indonezi, sërish shpërthen vullkani Sinabung

Mos i humb

Vullkani Sinabung në ishullin indonezian sërish ka filluar të hedh hi.

Zëdhënësi i Agjencisë nacionale për menaxhim me katastrofa (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, njoftoi se lartësia e reve të hirit dhe të tymit arriti 2.000 metra, ndërsa janë prekur disa zona bujqësore dhe të populluara.

Zyrtarët lokalë u kanë bërë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm ndaj shpërthimeve të mundshme vullkanike, ndërsa aktivitetet në zona të caktuara rreth vullkanit janë rreptësisht të ndaluara.

Në shpërthimet e vullkanit Sinabung në vitin 2014 dhe 2016, pësuan 23 persona. Ende janë në fuqi paralajmërimet e lëshuara për shkak të aktiviteteve të vullkanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit