Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu sot ka arritur në Teheran për të zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Iranit, Abdurriza Rahmani.
Soylu dhe delegacioni shoqërues në Aeroportin “Mihrabad” në Teheran u pritën nga zv/ministri i Punëve të Brendshme të Iranit Husejin Zulfikari, drejtori i Përgjithshëm i Çështjeve të Sigurisë, Mensur İsavend dhe ambasadori i Turqisë në Teheran, Rıza Hakan Tekin.
Ministri Soylu gjatë vizitës së tij në Teheran shoqërohet nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Turqisë, Selami Altınok dhe Komandanti Gjeneral i Përgjithshëm Xhandarmërisë turke, Arif Çetin./Rtv Islam/


