Vetëvendosje: Ende nuk janë kapur “peshqit e mëdhenj” për korrupsion

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezën “Korrupsioni i profilit të lartë”, në të cilën u ngritën shqetësime lidhur me pakënaqësitë e sistemit të drejtësisë në Kosovë, raporton KosovaPost.

Me këtë rast, Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se në Kosovë mungon sistemi i drejtësisë, pasi siç tha ajo deri me tani asnjëherë nuk janë akuzuar peshqit e mëdhenj për nivel të korrupsionit të lartë.

Sipas saj, prokuroria po dështon për shkak depërtimit të zyrtarëve publik në gjykata.

“Asnjëherë nuk janë akuzuar peshqit e mëdhenj për nivelin e korrupsionit të lartë. Nuk ka pasur vullnet politik për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. njerëz të kësaj qeveria që kanë aktakuza per korrupsion deri në ministra kjo do të thotë që kjo qeveri është e dështuar. Për shkak të rrethanave prokurorimi po dështon do të thotë për shkak të profilit të lartë të korrupsionit tek personat zyrtarë. Atëherë duhet sa më shpejt në Kuvend që të miratohet projektligji për pasurinë e justifikueshme dhe të konfiskohet pasuria e fituar”, tha Haxhiu.

Ndërsa Betim Musliu nga Instituti për drejtësi tha se ka pasur ngritje të lartë të aktakuzave të zyrtarëve të profilit të lartë.

Sipas tij, gjykata po fsheh aktakuzat vetëm pse këta zyrtarë janë emra të njohur për opinionin.

“Sistemi i drejtësisë kemi pasur ngritje të aktakuzave të disa zyrtareve që i takojnë profitit të lartë. Në bazë të analizës na rezulton që këto aktakuza kanë qene të ngritura mbi baza partiake politike, që janë brenda grupeve të sistemit të drejtësisë, 90% të këtyre rasteve nuk ka kërkesa për sekuestrim. Gjykata kanë shpall aktgjykime që këto raste janë shkelje administrative dhe jo vepra kriminale. Aktakuzat e gjykatave janë të djallëzuara pa dëshmi dhe të pa vërteta që të bën të bindesh që ajo aktakuzë nuk ka kryer vepër penale dhe pse ata emra janë rë njohur prej publikut”, u shpreh Musliu.

Ndër të tjera, Musliu tha se e vetmja zgjidhje është vettingu përndryshe nuk mund të ecet tutje.

Sipas tij, nëse zyrtarët janë të pafajshëm nuk duhet ta kenë frikën e vettingut.

“Vettingu është zgjidhje nëse zyrtarët janë të pafajshëm atëherë besoj se nuk e kanë problem. Nuk ka nevojë me vazhduar me mashtrime ndaj opinionin publik. Na sot prokurorin e kemi politik. jemi duke e mashtruar vetën me këtë sistem prokurorial. Mashtrimet në emër të pavarësisë me nuk po pinë ujë”, ka thënë ai.

Kurse, Berat Thaçi nga instituti GAP, tha se faji kryesor qëndron tek Ministria e Financave, pasi sic tha ai, Kosova shpenzon më së paku buxhet në sundimin e ligjit në rajon.

“Kosova ka mungesë të burimeve financiare sa i përket sistemit të drejtësisë. Shpenzon më së paku në rajon për sundim të ligjit. Arsyet që janë identifikuar është ministria e Financave, per shkak të buxhetit të sundimit të ligjit si dhe mungesa e kapaciteteve përveç kohës së mjaftueshme”, tha Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit