
Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu ka deklaruar se është e kot ajo se çfarë po diskutohet për korrupsionin, pasi siç tha ai kjo klasë politike e ka kap shtetin karshi sektorit të drejtësisë.
Sejdiu theksoi se i gjithë problemi qëndron tek njerëzit nëpër institucionet publike të drejtësisë, të cilët sipas tij po e shkatërrojnë të ardhmen e Kosovës.
“Kemi një klasë politike që nuk ka vullnet ta ndërtojë sistemin për luftimin e korrupsionit. Ne kot mundemi të flasim për rritje të buxhetit, kapaciteteve e kështu më radhë nëse politika nuk është e interesuar të veprojë në luftimin e korrupsionit, sikur në Qeverinë e fundit. Janë në ekstrem duke shkuar për me e kap shtetin karshi sektorit të drejtësisë. Problemi nuk është te struktura por tek njerëzit. Duhet ta pastrojmë sektorin prej njerëzve si në polici prokurori gjykatë AKI të cilat janë kapur nga këta njerëz duke ia shkatërruar të ardhmen Kosovës. Të vendosim njerëz të duhur dhe adekuat që besojnë në punën e tyre”, u shpreh Sejdiu.


