Glauk Konjufca kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit

Mos i humb

Pas publikimit të fotografisë së deputetes së PDK-së, Flora Brovina – shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Konjfuca ka thënë se do t’a kursej Brovinën por Veseli duhet të jap dorëheqje. Sipas tij ajo çka bëri Brovina dëmtoi rëndë Kosovën e kjo sipas tij është përgjegjësi e kryeparlamentarit.

“Që 16 vite në Kosovë nuk ka ndodhur të dëmtohet një kauzë kaq e rëndësishme, sikur me seancën e 16 majit. Po t’ia japnim një laps Serbisë duke kërkuar prej tyre ta dëmtojnë në mënyrën më të keqe Kosovën, do ta bënte ashtu siç ndodhi më 16 maj. Unë po e kursej Flora Brovinën, sepse ai që duhet ta japë dorëheqje është vet kryetari i Parlamentit”, ka deklaruar ai, shkruan Insajderi.

Fotografia e publikuar nga Flora Brovina, e cila me 16 maj u ofrua si dëshmi për dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë, nxiti shumë reagime në Kosovë. Madje doli që kjo foto nuk i takon fare luftës së Kosovës.

Përgjatë fjalimit të tij, Konnjufca tha se iniciativa për formimin e Tribunalit për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë, po përmendet pak javë para daljes së akuzave nga Gjykata Speciale.

“Nuk ka shpjegim tjetër të qëndrueshëm pse krimet e Serbisë nuk janë trajtuar që 20 vite as nga UNMIK-u dhe EULEX-i përveç dështimit nga pushteti. Krimet e Serbisë janë përmendur vetëm pak javë para daljes së akuzave nga Gjykata Speciale”, deklaroi Konjufca.

Konjufca ka paralajameruar se nëse nuk do të merren masa ndaj veprimit të deputetes, atëherë dy partitë opozitare Vetëvendosje e LDK – do ta lëshojnë sallën ku po mbahet kjo seancë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit