Gjuriç: Zgjedhjet në veriun e Kosovës, fitore e madhe e serbëve!

Mos i humb

Marko Gjuriç ka thënë se zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës janë fitore e madhe e serbëve në Kosovë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka thënë se zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës janë fitore e madhe e serbëve në Kosovë.

Ai është zotuar se do të vazhdojnë të luftojnë. Gjuriç në një paraqitje para mediave serbe e ka përshkruar si fitore të madhe “të dëshmuar me numra dhe si organizim i politikës serbe në Kosovë”.

“Ky është dëshmim dhe mos sukses i atyre që kanë thirrur në bojkot të këtyre zgjedhjeve, disa personave të politikës në Serbi dhe dështim i Prishtinës që kandidoi shqiptarë në komunat ku mbi 90 për qind janë serbë dhe ata kanë kontrollin ndaj veriut”, u shpreh Gjuriç.“Njerëzit tanë në Kosovë me votat e tyre kanë mbrojtur vendbanimet e tyre, treguan përgjigjen e tyre ndaj shtetit të Serbisë, dashurinë ndaj Serbisë dhe gatishmërinë që në kushte të pamundura nuk e humbin mbështetjen”, theksoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit