
“Duam drejtësi, por nuk duam që vuajtjet tona t’i shohin fëmijët tanë. Jemi këtu për të treguar që nuk jemi të vetmuara e të braktisura”, kështu u shpreh organizatorja e marshit protestues “Bëhu zëri im”, Feride Rushiti.
Më tutje, ajo u shpreh së nuk do të ndalen derisa drejtësia të vie në vend, ndërsa u bëri thirrje Kuvendit të Kosovës dhe Prokurorisë që të merren me zbardhjen e rastit.
“Jemi mbledhur këtu për të shprehur zgjënjimin për skandalin e shpalosur të fotografisë së gruas së përdhunuar nga deputetja Flora Brovina. Të mbijetuarat e luftës duhet të kenë drejtësi. I mbetet Kuvendit të Kosovës të merr me këtë çështje. Duam drejtësi, por nuk duam që vuajtjet tona t’i shohin fëmijët tanë. Jemi këtu për të treguar që nuk jemi të vetmuara e të braktisura. Ashtu siç bëmë para 20 viteve ashtu do të bëjmë edhe sot. Nuk do të lejoj që një foto ta përmbys një sistem të ngritur me forcë dhe sakrificë. Sot më shumë se kurrë kem nevojë për solidaritet. Kërkoj drejtësi për sqarimin e kësaj çështje”, tha Rushiti.
Ndërsa, përfaqësuesja nga “Medika Gjakova”, Mirlinda Sada tha se të gjitha së bashku do ta luftojm këtë politikëbërje.
“Kjo ngjarje ka bërë që puna dhe angazhimi jonë që nga pas lufta na është kthyer mbrapsht. Na keni rrënuar na keni kthyer në vitin 99. Por, ne do të ju tregojm juve poletikanë të nderuar, që ju do t’i respektoni e trajtoni me dinjitet këto gra, sepse ato kanë qenë zëri i lirisë. Së bashku do të luftojm fuqishëm e nuk do të na ul politikëbërja”, tha Sada, derisa me tutje u bëri thirrje Prokurorisë që të merret me zbardhjen e rastit.
“I bëjëmë thirrje prokurorisë që sa më parë të zbardhin të vërtetën për skandalin e bërë ditë më parë. “Medika Gjakova” ju thotë që së bashku do ta tejkalojm këtë sfidë, dhe do të ju mbrojmë kur të jeni të pambrojtura”, përfundoi organizatorja Sada.
Ndryshe, me moton “Jep dorëheqje”, ka përfunduar marshi protestues./Kosova Post/


