KQZ nuk e miraton kërkesën e Qëndron Kastratit për referendum

Mos i humb

Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e radhës ka diskutuar për kërkesën për referendum të Kryetarit të Komunë së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Ku Kastrati synonte t’i bëjë vendimmarrës direkt qytetarët e këtij qyteti.

Kësisoj, ai kishte nisur një kërkesë në KQZ me çka i kërkon që t’i lejohet mbajtja e një referendumi.

Por, edhe përkundër kompetencave kushtetuese në organizimin e referendumit, mungesa e ligjit të veçantë për referendum, ia pamundëson KQZ-së organizimin e referendumit.

Prandaj, kërkesa Kastratit është cilësuar si e pabazuar dhe nuk është miratuar.

Në përgjigjen e KQZ-së thuhet:

Në bazë të nenit 139 të Kushtetutës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe referendumet, si dhe shpall rezultatet e tyre.

Edhe përkundër kompetencave kushtetuese në organizimin e referendumit, mungesa e ligjit të veçantë për referendum, ia pamundëson KQZ-së organizimin e referendumit.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk e përfshin në kornizën ligjore dhe institucionale referendumin si mekanizëm për deklarim për çfarëdo çështje lokale apo qendrore, duke përfshirë edhe çështjen e propozuar nga komuna e juaj.

Prandaj, bazuar në arsyet e lartcekura, kërkesa e juaj është e pabazuar dhe nuk mund të miratohet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit